Ftes per Sub Formular Stratergjia D copy propozim permuze buletini FormularperOJQ LISTA1 Sub

Krijohet rrjeti i bizneseve të diasporës në Gjermani

Krijohet rrjetizimi i bizneseve shqiptare në Gjermani (1)
12/10/2013
Print Friendly

 

Në Këln të Gjermanisë u mbajt konferenca “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani”. Konferenca, qëllimi i së cilës ishte krijimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, u mbajt nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Agjencinë për Promovimin e Investimeve (MTI), Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Gjermani, UNDP-në dhe me IOM-in.

Në hapje të punimeve të kësaj konference, ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, tha se roli i diasporës në fazën e parë të sanimit të pasojave të luftës dhe, pastaj, në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës ka qenë dhe do të jetë i pazëvendësueshëm.

“Mërgata shqiptare vazhdon të jetë një prej faktorëve kryesorë të zhvillimit të vendit, ndonëse askush nuk është i kënaqur me nivelin e zhvillimit. Megjithatë, mërgata ka gjetur format dhe mundësitë që kapitalin dhe eksperiencën e fituar ta bartë në vendin e origjinës. Institucionet bashkë me diasporën po përpiqen që bashkërisht t’i identifikojnë format dhe mënyrat më të mira të bashkëveprimit, me qëllim të pjesëmarrjes sa më direkte të mërgatës në zhvillimin e vendit”, tha ndër të tjera ministri Makolli.

Pas fjalëve të përfaqësuesve të tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, folën drejtues të kompanive të njohura, që drejtohen nga pjesëtarë të diasporës shqiptare, duke prezantuar sukseset e bizneseve të tyre, përvojat e tyre të investimeve dhe planet për investime në Kosovë.

Konferenca “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani” i zgjodhi 16 anëtarë, me mundësi që ky mekanizëm të plotësohet edhe me anëtarë të tjerë.